Sensi si Sneijder, Moratti: Interi i Contes për titull
Ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të skuadrës Zikaltër që këtë sezon e ka nisur mjaft mirë Serinë A me 3 fitore në po aq ndeshje duke marrë kryesimin i vetëm.

Së fundmi Moratti dhe Zhang, kanë darkuar së bashku në Milano ndërsa ish-presidenti është shprehur se është i lumtur për situatën në të cilën ndodhen zikaltrit.

“Darka ishte interesante! Ata janë shumë të sjellshëm, më informojnë për gjithçka. Më ka impresionuar Sensi dhe trajneri dhe mendoj se janë hedhur bazat për të bërë mirë. Trajneri është i zoti edhe në deklaratat që bën dhe për shpirtin që i transmeton skuadrës.

Është i zoti në zanatin e tij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mundësitë janë për të luftuar për titullin, kjo është e rëndësishme. Besoj se askush nuk e priste të ishte kaq i fortë. I ka dhënë një lloj shpejtësie skuadrës, ngjan me Sneijder. Ka ndryshuar mekanizmat e ekipit. Derbi? Në derbi nuk mund të thuash gjë”, u shpreh Moratti.
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori