Sensi tremb Interin, rezonanca magnetike tregon nëse do jetë kundër Dortmund
Inter ka dalë i mundur nga derbi i Italisë përballë Juventus, por ajo që shqetëson ende kampin zikaltër e mbi të gjithë Antonio Conte, është gjendja fizike e Stefano Sensi.

Gjatë ditës së sotme, mesfushori do t’i nënshtrohet një resonance magnetike, që do të saktësojë shkallën e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit, për atë goditje të marrë në ndeshjen kundër Juves.

Sensi, për shkak të dëmtimit, është detyruar të tërhiqet nga thirrja e Roberto Mancinit në Kombëtare. Diagnoza është precise: tërheqje muskulare në kofshën e djathtë dhe kontrollet do të thonë më shumë mbi kohët e rekuperimit.

Gjithçka do të varet nga rezultati i ekzaminimeve mjekësore: do t’i tregojnë Conte nëse do të mund ta ketë lojtarin, që ka qenë protagonist absolut, në rifillimin e kampionatit ndaj Sassuolo, edhe pse prioriteti i tekniku zikaltër është ta ketë për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në Champions League.
Shtuar më 08/10/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori