Serbët provokojnë UEFA-n për shkak të Kosovës (FOTO)
Përballë selisë së Shoqatës së Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës, tifozët serbë kanë shprehur pakënaqësitë për pranimin e Kosovës në këtë shoqatë, duke shpalosur një banerë ku shkruhej “UEFA mbështet terroristët”.

Ky banerë sipas ‘Kurir’ është shpalosur përballë hyrjes kryesore të UEFA-s në Nyon.

Serbët me këtë mesazh drejtuar shtëpisë më të madhe të futbollit kanë dalë që nga pranimi i Kosovës në UEFA, ndërsa në miqësoren Crvena Zvezda-Olympiacos kanë shpalosur një banerë të madh duke kundërshtuar vendimin e këtyre të fundit.
Shtuar më 06/06/2016, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori