Serbi Djokovic eliminohet nga “Australian Open”
Vjen surpriza e parë e bujshme në Australian Open. Novak Djokovic, numri dy i botës, dhe 6 herë fitues përgjatë karrierës së tij në Melburne, u eliminua që në raundin e dytë nga Denis Istomin, që u imponua ndaj serbit në 5 sete me rezultatin 7-6, 5-7, 2-6, 7-6, 6-4 pas një maratone prej thuajse 5 orësh lojë.

Disfata e Djokovic është thuajse epokale pasi serbi nuk humbiste në raundin e dytë të një turneu Slam që nga 2008, kur u dorëzua në Wimbledon përballë Safin.

"Australian Open" zyrtarizon krizën e serbit që ishte shfaqur në rënie që në pjesën e dytë të 2016, vit që u mbyll për të me humbjen e skeptrit të numrit një të botës.

Shtuar më 19/01/2017, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori