Serbi Mihajlovic mbron Ajetin pas autogolit: Jam i kënaqur (VIDEO)
Pas fitores spektakolare të Torinos dje 5-3 ndaj Pescarës, ku protagonistë u më dhe Ajeti me një gol dhe një autogol, trajneri i Torinos ka thënë fjalë të mira.

Sinisa Mihajloviç i ka dalë në mbrojtje lojtarit duke vlerësuar lojën e tij

“Nuk ishte e lehtë as për Lukiçin dhe as për Ajetin. Por në përgjithësi jam i kënaqur. E dimë që ata mund dhe duhet të përmirësohen. Në përgjithësi ishim më mirë se kundërshtari dhe në qoftë se luajmë si sot deri në minutën e 75, nuk duhet t’i trembeni askujt, as dy transfertave që vështira që na presin. Po e shohim dritën në fund të tunelit, tani shpresojmë të dalim”, tha ai.

Shtuar më 13/02/2017, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori