Serbia nis hetimet për “Ivanin e Tmerrshëm”
Prokuroria e Serbisë ka nisur hetimet kundër Ivan Bogdanovit, lidhur me hyrjen e tij në fushë në sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas mediave serbe, Prokuroria në Beograd ka hapur një çështje për Bogdanovin, duke qenë se nuk është edhe hera e parë që ky tifoz huligan ka shkaktuar probleme në fushën e gjelbër.

Edhe pse i dënuar më parë për huliganizëm, Bogdanovi guxoi të hyjë në fushë në stadiumin “Partizani” në ndeshjen Serbi – Shqipëri./albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori