"Serbët mund të hakmerren me dron në ndeshjen Kosovë-Kroaci"
E përditshmja kroate, “Jutarnji list”, shkruan se serbët janë duke përgatitur një hakmarrje për “rastin e dronit” të lëshuar në ndeshjen Serbi-Shqipëri në kuadërkualifikimeve për Evropianin 2016.

Ekziston rreziku se kjo ndeshje historike, e cila do të luhet në Shkodër pas pesë ditësh mes Kosovës dhe Kroacisë në kuadërkualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, do të pengohet, shkruan ky medim.

“Shqiptarët frikësohen, por edhe po përgatiten se dikush do të mund që pikërisht në këtë takim të kryejë hakmarrje për atë dronin në Beograd. Por, gjendja e gatishmërisë është e lartë, shqiptarët do të bëjnë gjithçka që të mos vijë as deri tek incidenti më i vogël i cili do ta prishte ndeshjen historike”, ka thënë Pero Pejiq, futbollisti kroat që luan për Kukësin, transmeton "SrbijaDanas".

Pejiq u ka bërë thirrje tifozëve kroatë që të vijnë në ndeshje, pasi që, siç ka thënë ai, “me një grusht” euro mund të hanë e të pinë në Shqipërinë e varfër.

“Na duan si popull dhe do na presin me duar të hapura. Shqiptarët janë kështu me të gjithë ata që vijnë me qëllime të mira. Duhet ta dini se këtu jetohet në skajshmëri - disa njerëz nuk kanë as çfarë të hanë, a të tjerët nuk dinë çfarë të bëjnë me para. Paga mujore e një kamarieri në Shqipëri është 150 euro. Kësisoj, një tifoz kroat këtu mund të jetojë mirë pa kursyer fare. Çmimet këtu janë të ulëta, mirëpo ushqimi është i mirë, kështu që me një grusht euro mund të kënaqeni”, ka përfunduar Pejiq, transmeton Koha.net.

Ndeshja Kosovë - Kroaci luhet të enjten, më 6 tetor nga ora 20:45 në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Përballjen e parë në kuadërkualifikimeve për në Botërorin Rusia 2018, pas pranimit në FIFA e UEFA, Kosova e zhvilloi me Finlandën, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:1. /Albeu.com/
Shtuar më 01/10/2016, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori