Serena Williams bëhet nënë për herë të parë
Pëlqej
Tenistja Serena Williams e cila ka qenë edhe kampione bote, ka sjellë në jetë vajzën e saj, në spitalin e West Palm Beach në Florida, ku i është rezervuar një kat i tërë.

Kampionia amerikane dhe partneri i saj Alexis Ohanian, themeluies i rrjetit social Reddit, u bënë prindër këtë të premte, ndërsa vogëlushja erdhi në jetë pak më shumë se 3 kilogramë.

Serena u bë nënë në moshën 36-vjeçare, ndërsa mësohet se çifti e mësuan gjininë vetëm në sallën e lindjes, pasi nuk kishin preferuar ta bënin më parë.

Vetëm pak ditë më parë tenistja deklaroi se donte të kthehej sa më shpejtë në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori