Serge Aurier do të shkojë tek Tottenham por është i dashuruar me rivalët e tyre
Serge Aurier thuhet se nuk ka hequr dorë nga shpresa për të shkuar tek Manchester United pavarësisht se Paris Saint-Germain po punon për ta transferuar tek Tottenham.

Mbrojtësi i djathtë është i pritur të nënshkruajë me Spursat, por SFR Sport pretendon se ai do të donte të shkonte më tepër në United, të cilët ishin të interesuar më parë këtë verë, përcjell Albeu.com.

Aurier do ti kushtojë 23 milionë paund Tottenhamit. Mauricio Pochettino dëshrion me patjetër për të nënshkruar me një mbrojtës të djathtë të ri për të zëvendësuar Kyle Walker. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori