Sergino Dest fut në "luftë" Bayernin dhe Barcelonën
Ylli amerikan ka tërhequr interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane duke përfshirë Barcelonën dhe Bayern Munih.

Gjiganti bavarez ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë dhe po planifikon një ofertë për kartonin e tij, por duket se tani ata do të kenë një rival direkt për këtë operacion.

Është gjiganti nga La Liga, Barcelona ajo e cila ka shprehur së fundi interesim për Dest pasi që pritet largimi i Nelson Semdeos për të cilin ka interesim nga kampionati anglez dhe italian.

Oferta që nevojitet për sigurimin e kartonit të Dest duhet të kapë shifrën mes 30 dhe 40 milionë euro.
Shtuar më 22/09/2020, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori