Sergio Aguero shkruan historinë në Premier League
Sergio Kun Aguero ka qenë protagonisti kryesor në triumfin e madh që skuadra e Manchester Cityt ka arritur kundër Chelseat. Nga 6 golat që shënoi ekipi i drejtuar nga Guardiola, 3 erdhën nga këmbët e sulmuesit argjentinas.

Aguero me këtë tregolësh që ka shënuar sot, ka shkruar historinë në Premier League. Ai ka kapur Alan Shirerin në krye të listës së lojtarëve që kanë bërë më shumë "hat-trick" në kampionatin anglezë, plot 11.

Gjithashtu ai ka barazuar rekordin e Drogbasë, i cili ka qenë i vetmi që ka arritur të shënojë 2 "hat-trick" rradhazi në shtëpi. Rekordet për sulmuesin argjentinas nuk mbarojnë me kaq, ai është lojtari i gjashtë në historinë e Premier Leagues që është përfshirë 200 herë në një gol të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori