Sergio Ramos barazon rekordin e Ronald Koeman
Edhe pas ndërprerjes tre mujore për shkak të Covid-19, Sergio Ramos nuk e harroi zakonin e tij, atë të gjetjes së rrugës së rrjetës.

I shërbyer nga Eden Hazard, kapiteni i Real Madridit realizoi golin e dytë të Los Blancos në fitoren 3-1 ndaj Eibar.

Një gol i thjeshtë por i rëndësishëm për Ramos që u ngjit në kuotën e 67 finalizimeve në La Liga duke barazuar rekordin e holandezit, Ronald Koeman, për sa u përket mbrojtësve që kanë shënuar më shumë në historinë e kampionatit spanjoll.

Tashmë që Ramos është ngjitur në vendin e dytë, pikësynimi i tij është Fernando Hierro, por ish-kapiteni i Realit i cili kishte specialitet goditjet standarte duket i paarritshëm pasi në karrierë në La Liga ka arritur të realizojë 105 gola, shifër shumë e lartë për t’u arritur nga Sergio Ramos që është 34-vjeç dhe nuk është në vitet e fundit të karrierës.
Shtuar më 16/06/2020, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori