Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Evropë
Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.

Sipas të përditshmes “AS”, kapiteni i Real Madridit kryeson listën e 10 lojtarëve më të ndëshkuar në fushën e lojës, në La Liga, me 171 kartonë.

Po kështu, ai kryeson edhe për në UEFA Champions League me 36 kartona, si dhe në Kombëtare me 20 kartona.

Në total, spanjolli ka marrë 274 kartona gjatë gjithë karrierës së tij.

Në kampionatin spanjoll, Ramos duket se e ka më të lehtë të marrë kartona të verdhë apo të kuq, duke regjistruar një karton të marrë në çdo 212 minuta.

Në Champions, mesatarja e Ramos është një karton çdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle, një karton çdo 7.4 ndeshje.

Kur bëhet fjalë për përfaqësuesen spanjolle, Ramos nuk ka asnjë karton të kuq në 149 ndeshje të luajtura me “La Roja”-n.

Në kampionat ka 19 kartona të kuq në 421 ndeshje, një karton i kuq në çdo 22 ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori