Sergio Ramos, "shefi" i ri i Spanjës
Media spanjolle ka bërë një analizë se cilët do jenë futbollistët që do kenë detyrën të ruajnë sa më kompakt grupin, duke qenë se do largohen emra si Iker Casillas, Xavi Hernandez, Xabi Alonso apo David Vija. E përditshmja madrilene "Marca" ka bërë me dije se do "gradohet" Sergio Ramos për të qenë udhëheqësi i dhomave të zhveshjes.

Edhe pse Andres Iniesta është gjithashtu një figurë e respektuar brenda skuadrës, karakteri autoritar i mbrojtësit të Real Madrid do e bëjë të jetë zëri më i dëgjuar mes shokëve të ekipit.

Te Spanja, gjithnjë ka pasur një hierarki, jo vetëm për shiritin e kapitenit, e cila kishte si detyrë që të ruante harmoninë brenda grupit dhe t’u jepte besim futbollistëve të rinj që afroheshin. /albeu.com/



Shtuar më 26/06/2014, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori