Sergio Ramos "thumbon" përsëri Ronaldon
Spanja mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ku përballë kishte Anglinë.

Pas kësaj ndeshje mediat britanike kanë gjetur rastin të intervistojnë, Sergio Ramos dhe e kanë pyetur edhe në lidheje me "Topin e Artë".

Spanjoli është shprehur se këtë trofe e meriton plotësisht Luka Modric, por nga ana tjeter ka "thumbuar" CR7 duke thënë se "Topin e Artë" e fitojnë ata me më shumë marketing.

“Ai është një nga lojtarët e pakët që nëse do ta fitonte çmimin do të gëzohesha sikur ta kisha fituar vetë, por ndonjëherë e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing,” shprehet Ramos./albeu.com/

Shtuar më 09/09/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori