Sergio Ramos "voton" Ancelottin
Me largimin e Jose Mourinhos, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos kërkon nga drejtuesit e klubit "Los Blancos" që të afrojnë një trajner të aftë për ta çuar skuadrën në nivelet më të larta. Sipas spanjollit, nuk është një risi që "Special One" kishte një dobësi për Chelsea-n dhe Inter-in, madje ai shton se Premier League është kampionati që i përshtatet më mirë karakteristikave të tij. Gjithsesi, 27-vjeçari nuk e fsheh simpatinë që ka për portugezin si trajner.

"Lojtarëve të skuadrës si në nivelin personal ashtu edhe në atë kolektiv, Mourinho u ka dhënë shumë. Mbyllëm një cikël dhe tani duhet të shikojmë përpara. Trajneri i ardhshëm? Unë nuk jam askush për të dhënë këshilla, kjo është punë që e bën dikush tjetër. Mendoj se ka trajnerë të mirë në qarkullim dhe Ancelotti është njëri prej tyre. Ne kemi nevojë për një trajner të mirë dhe për mendimin tim emri ka pak rëndësi", deklaroi Sergio Ramos. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2013, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori