Trajneri i Interit duket se e ka nisur me “këmbë të mbarë” punën e tij në pankinën e zikaltërve. Gjatë ndeshjes me skuadrën e
Genoa-s skuadra e tij ka arritur të fitoje kundër
Genoa-s në rezultatin 5-4 duke rikthyer besimin tek tifozët e saj.
Pjesa e parë ka treguar për Interin i cili arriti ta mbyllte atë me rezultatin 3-1. Dy golat e parë për këtë skuadër janë shënuar nga Milito në minutën e 13-të dhe të 27-të ndërsa goli i tretë është shënuar nga Samuel. Ndërkohë që
skuadra e
Genoa-s do të shënojë në minutën e 47-të me anë të Morettit.
Në pjesën e dytë do të jenë lojtarët e skuadrës së
Genoa-s të cilët do të ngushtojnë diferencën e golave me anë të Palacio-s i cili do të shënojë në minutën e 14-të të pjesë së dytë. Gjatë kësaj pjesë kemi edhe një karton të kuq për portierin e Interit i cili lë me 10 lojtarë skuadrën e tij. Por
skuadra e Stramaccioni-t nuk do të mjaftohet me këtë rezultat duke shënuar në minutën e 29-të me anë të Zarate-s.
Pas këtij goli do të kundërpërgjigjen edhe lojtarët e teknkut Marino duke shënuar golin e tretë. Ndërsa golat nuk do të ndalen këtu do të jetë sërish Milito i cili do te shënoje golin e tretë të tij dhe të pestin për Interin. Në Minutat e fundit të ndeshjes do të shënojë serish Genoa me anë të Gilardino-s duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar 5-4 në favor të Interit
Mund të quhet një ndeshje me plot gola ndeshja e zhvilluar në stadiumin G.Meazza pasi Interi. /albeu.com/
Shijoni golat
Ndeshjet e tjera të Seria A:
Bologna-Palermo 1-3
Fiorentina-Chievo 1-2
Lecce-Cezena 0-0
Shtuar më 01/04/2012,
ora 16:16