Seria A rikthen vemëndjen, rekord tifozësh në javën e 13
Seria A gjithmonë e më shumë po kthehet ajo e dikurshmja. Në sezonin aktual numri i tifozëve në stadiume është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, për meritë edhe të një kampionati që tashmë është më i bukur ka më shumë rivalitet dhe mbi të gjitha skuadrat janë përforcuar me emra të rëndësishëm në merkato.

Java e fundit regjistroi mbi 300 mijë persona në stadiume, me një mesatare prej 30.295 tifozësh për ndeshje. Një numër rekord që konfirmon rritjen e vëmendjes ndaj kampionatit italian.

Mbrritja e Cristiano Ronaldos ka dhënë efektet e veta, Napoli është rritur, klubet e Milanos po rikthehen, rivaliteti dhe konkurrenca janë në maksimum, ndërsa ka filluar të tejmbushet dhe stadiumi “San Siro”.

Një shifër e tillë në shkallë nuk regjistrohej që nga viti 2010, është rekord absolut për tre sezonet e fundit, ndërsa trendi është në rritje. /albeu.com


Shtuar më 29/11/2018, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori