Seria A vazhdon revulucionin e stadiumeve, një tjetër klub prezanton "shtëpinë" e re
Serie A është një ndër kampionatet ku shpenzohen shuma të çmendura parash, por në aspektin e stadiumeve, klubet italiane çalojnë ndjeshëm krahasuar me kampionatet e tjera elitare në Europë.

Megjithatë, puna ka filluar dhe së shpejti nëpër të gjithë Italinë do të hapen kantier për stadiume të rinj. Pas Romës, Bolonjës dhe Fiorentinës, klubi i fundit që ka bërë publik planin për stadiumin e ri është Caglari.

Skuadra nga Sardenja pret që të nesërmen të marrë miratim unanim nga anëtarët e këshillit bashkiak, vendim ky që do t’i hapë rrugës ndërtimit të një stadiumi prej 30000 vendesh, që është pjesë e projekteve që do të mbështesin iniciativën e shtetit dhe federatës italiane për të zhvilluar Europianin e 2028-ës. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori