Serie A, 10 klubet që shpenzojnë më tepër për pagat (FOTO LAJM)

Milan - 120 mln euro (Pato 4 mln)
E përditshmja sportive italiane "La Gazzetta dello Sport" ka publikuar raportet vjetore të 20 skuadrave që marrin pjesë në Serie A këtë sezon ku tregohet se shumë prej klube kanë marrë masa për të respektuar fair-playin financiar të UEFA-s por është edhe shenjë e krizës që ka pushtuar futbollin apenin.

Milan vazhdon të jetë klubi që shpenzon më shumë për pagatSerie A, kurse kampionia e Italisë, Juventus, ka shënuar ngritje të lehtë të shpenzimeve, derisa përpjekjet e Romës për të balancuar financiarisht janë ndikuar nga kontrata e re e mesfushorit Daniele De Rossi, i cili do të përfitojë 6 milionë euro në vit. Pas Juves rënditen Inter me një diferencë prej 5 milionë eurosh dhe pas tyre vijnë skaudrat e kryeqytetit, Napoli e Fiorentina. Ndërsa klubet që shpenzojnë më pak në 10 vendet e para janë Genoa e Atalanta. /albeu.com/

Për më shumë shikoni foto-galerinë e mësipërme...
Shtuar më 12/09/2012, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori