Serie A, Bologna përmbys Fiorentinën (VIDEO)
Ndeshja e prapambetur e javës së 26-të të Serisë A, Bologna – Fiorentina e programuar për të dielën por e shtyrë për shkak të rreshjeve të dëborës ka përfunduar me triumfin e vëndasve 2 me 1. Skuadra e Stefano Piolit që po lufton për mbijetesë ka arritur të mposht Fiorentinë që vinte pas suksesit me Interin dhe që po kërkon një vënd për në Champions. Takimi ka filluar shumë mirë për të besuarit e Vincenzo Montellës që kanë kryer një pjesë të parë perfekte ku dominuan dhe shënuan edhe një gol me anë të serbit Adem Ljajiç në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë skuadra e Bolognës shfaqet me një tjetër fytyrë me shumë grintë dhe dëshirë për të mos e humbur këtë takim dhe shpërblehet me golin e Marco Motës në minutën e 58-të pas një loje intensive dhe sulmuese.

Trajneri Stefano Pioli e lexon mjaft mirë takimin dhe në minutën e 70-të kryen zëvendësimin e dytë duke larguar Gabiadinin dhe hedhur në fushë për herë të parë grekun Lazaros i cili 15 minuta më vonë ja shpërblen besimin në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e dytë dhe të fitores që e kanë cuar Bolognën në vëndin e 14-të në kuotën e 29 pikëve.

Në minutat e mbetura vjolat bëjnë çmos që të barazojnë rezultatin por nuk kanë fuqinë e duhur dhe fatin e saktësinë e Luca Tonit që 10 sekonda përpara përfundimit i vetëm përballë portierit Curci godet në mënyrë të gabuar një top me kokë duke lënë në fuqi këtë rezultat.

Edhe njëherë tjetër skuadra e Vincenzo Montellës tregon dobësi në transfertë duke mos arritur dot ti afrohet edhe më shumë kreut të klasifikimit dhe mbetur në vëndin e 6-të në kuotën e 42 pikëve. /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2013, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori