Serie A, dështimet e merkatos (FOTO LAJM)

Carlos Tevez - Milan dhe Inter
Carlos Tevez
Merkatoja e dimrit na ka dhuruar disa transferime të goditura në kampionatin italianfutbollit, megjithëse, shpesh herë ëndrrat e merkatos për disa skuadra nuk realizohen asnjëherë.

Për rreth dy muaj u fol për kalimin e Carlos Tevez te Milan ose Inter, por argjentinasi u riintegrua te Manchester City. Operacion i vështirë dhe i pa përballueshëm për presidentët e futbollit italian.

Më pas ishte belgu Nainggolan. Juventus tentoi ta bënte të sajën por presidenti i Cagliarit Cellino nuk dëshiroi të hiqte dorë prej tij që në janar.

Siena deri në ditët e fundit ishte një hap larg Filipp Inzaghi por në fund 38-vjeçari qëndroi te Milan. Lazio tentoi të merrte Candreva pasi dështoi të blinte Honda apo Nilmar.

Në galerinë e mëposhtme do të keni mundësi të shihni dështimet kryesore të merkatos së Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori