Serie A dhe Champions, objektivat e Allegrit
Pëlqej
Pas Andrea Angellit, është trajneri i ri Massimiliano Allegri që del e flet për objektivat sezonalë të Juventusit, teksa pranon se rrugëtimi për bardhezinjtë nuk pritet të jetë thjesht një parakalim mbi tapetin e kuq.

"Duam të fitojmë titullin e katërt radhazi në Serie A dhe të paraqitemi sa më mirë në Champions. Këtë vit do ta kemi edhe më të vështirë se më parë sepse kampionati do të jetë më kompetitiv. Juventusi konsiderohet sërish favorit, kemi përpara sfida jo të lehta, por jo të pamundura", u shpreh tekniku i ri bardhezi.

Nga Sydney për etapën e dytë të turit të Juventusit, Allegri komentoi në vijim futbollin që luhet në vendin e kangurëve.

"Është rritur shumë futbolli australian, edhe pse kombëtarja e tyre nuk shkëlqeu në Botëror. Për ne do të jetë një test i mirë para ndeshjes së tretë në Singapor. I konsiderojmë të rëndësishme këto takime për t’u përgatitur sa mirë fizikisht dhe taktikisht para fillimit të sezonit të ri", vijoi Allegri.

Veç Allegrit, për miqësoren e të Dielës kundër yjeve të kampionatit australian, foli edhe gardiani i "Zonjës së Vjetër". Gigi Buffon tha se për të, ashtu si për çdo lojtar tjetër të Juves, do të shumë emocionuese që përballë si kundërshtar do të kenë ish kapitenin legjendar Alex Del Piero. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori