Serie A e "pushtuar" nga Covid-19, lista e plotë e të prekurve aktivë në të gjitha klubet
Seria A është një nga kampionatet më të prekura nga COVID-19.

Shumica e skuadrave kanë patur të infektuar, edhe pse shumë prej të prekurve janë shëruar.

Aktualisht, skuadra me më shumë të prekur aktivë mbetet Genoa, me tetë pjesëtarë, e ndjekur nga Parma me shtatë.

Nga 20 skuadra në total në elitën e futbollit italian, vetëm shtatë prej tyre nuk kanë raportuar të infektuar me koronavirus.

Lista e lojtarëve të Serisë A aktivë me COVID-19:

ATALANTA: Marco Carnesecchi.

BENEVENTO: Asnjë.

BOLOGNA: Asnjë.

CAGLIARI: Asnjë.

CROTONE: Denis Dragus

FIORENTINA: Asnjë.

GENOA: Petar Brlek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian, Males, Davide Zappacosta.

INTER: Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Milan Skriniar, Ashley Young.

JUVENTUS: Cristiano Ronaldo, Weston McKennie.

LAZIO: Asnjë.

MILAN: Matteo Gabbia.

NAPOLI: Eljif Elmas, Piotr Zielinski

PARMA: Juan Francisco Brunetta, Bruno Alves, Jacopo Dezi, Roberto Inglese, Lautaro Rodrigo Valenti, dy lojtarë të tjerë (nuk bëhen të ditur).

ROMA: Amadou Diawara, Riccardo Calafiori.

SAMPDORIA: Asnjë.

SASSUOLO: Jeremy Toljan.

SPEZIA: Riccardo Marchizza, Giulio Maggiore

TORINO: Dy lojtarë (emrat nuk janë bërë të ditur).

UDINESE: Asnjë.

VERONA: Antonin Barak, Koray Günter.
Shtuar më 20/10/2020, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori