Serie A, Fiore barazon dhe humb kreun (VIDEO)
Fiorentina kishte mundësinë më të mirë për t'iu bashkuar Napolit në krye të klasifikimit të Serie A por pas barazimit që arriti para pak çastesh përballë Cagliarit e humbi një shans të tillë. Skuadra e Vincenzo Montellas barazoi 1-1 në "Artemio Francchi".

vendasit kaluan në avantazh në minutën e 71 të takimit duke dhënë përshtypjen se tre pikët ishin siguruar tashmë por në minutën e fundit Mauricio Pinilla shënoi golin e barazimit duke heshtur stadiumin dhe duke i dhënë 1 pikë me shumë vlerë Cagliarit, ndërsa Pizarro la me 10 lojtarë Fiorentinën në minutat shtesë.

Me këtë barazim Fiorentina shkon në kuotën e 7 pikëve, aq sa Inter dhe Juventus, ndërsa Cagliari shkon në kuotën e 4 pikëve pas 3 javëve kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori