Serie A: Humb Napoli, barazim Lazio
Pëlqej
Përfundojnë ndeshjet e javës së 14 të kampionatit italian të futbollit. Lazio nuk arrin të shfrytëzojë gjysmë hapin fals të Milanit ku ka barazuar 1-1 me Sampdorian. Lazio barazoi në fushën e saj kundër Catanias me rezultatin 1-1 duke qëndruar kështu 3 pikë larg Milanit të kreut.

Napoli gjithashtu nuk ka arritur të fitojë, madje ka humbur kundër Udineses me rezultatin 3-1.

ndeshjet e tjera Cagliari ka fituar kundër Lecces me rezultatin 3-2 ndërkohë që kanë dalë barazim sfidat e tjera mes Genoas dhe Brescias 0-0 dhe Bari kundër Cesenës me rezultatin 1-1.

Ndeshja midis Bolognës dhe Chievos është shtyrë.

Në orën 20:45 zbresin në fushë Palermo dhe Roma për të mbyllur këtë javë futbolli në Itali. (albeu.com)
Shtuar më 28/11/2010, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori