Serie A: Juve me ne fund fiton, Inter barazon (VIDEO)
Albeu.com
Torinasit kanë shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Genoas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadiumin Olimpik të Torinos. Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Marco Rossit (16’), ndërsa Amauri barazoi...... rezultatin (42’), pas një harkimi të bukur të Caceres, për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat 1-1.

Pas një lëvizjeje të bukur, Alessandro Del Piero në bashkëpunim me Diegon, kapiteni legjendar i Juventusit kaloi vendasit në epërsi (61’).

Mirëpo, Genoa e barazoi shumë shpejt rezultatin (63’), kur një gabimi të portierit Gigi Buffon, e ndëshkoi sërish Marco Rossi.

Fitoren Zonjës së Vjetër ia solli ikona bardhezi, Alex Del Piero, i cili nxori një penallti, të cilën e shndërroi në gol (78’).


Në ndeshjet e tjera të javës u arritën këto rezultate:

Cagliari – Bari 3:1
Catania - Atalanta 0:0
Chievo – Siena 0:1
Livorno – Bologna 0:1
Parma – Lazio 0:2
Napoli – Inter 0:0


Ja golat:


Juventus 3 - 2 Genoa



Livorno – Bologna 0:1




Chievo – Siena 0:1




Cagliari – Bari 3:1

Shtuar më 14/02/2010, ora 23:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori