Serie A ngjitet në krye të renditjes, Superliga shqiptare në vend të 41-të

Seria A italiane, ngjitet në “çatinë e botës”, pas plot 14 vitesh, duke fituar titullin e kampionatit më të mirë në botë për vitin 2020-të, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Viti që sapo u mbyll ka qenë tepër pozitiv për kampionatin italian për sa i përket statistikave, pavarësisht se asnjë nga skuadrat italiane nuk arriti të fitonte tituj ndërkombëtarë.


Seria A ka mposhtur konkurrencën e Premier Ligës, kampionatit brazilian, La Ligës dhe Bundesligës.


Ndërkohë një progres pozitiv ka bërë edhe Kategoria Superiore, duke u ngjitur plot 28 vende në renditjen e përgjithshme botërore.

Kampionati elitar shqiptar mban vendin e 41-të me 305 pikë, ndërkohë që në vitin 2019 renditej në vendin e 69-të.
Shtuar më 21/01/2021, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori