Serie A, orët e fundit të merkatos (FOTO LAJM)

Stevan Jovetiç Fiorentina-Juventus
Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga përfundimi i merkatos, klubet e mëdha të Serisë A po përgatisin goditjet e tyre në merkato. Emra si Kaka, Gilardino, Jovetic apo të tjerë janë ata që pritet të dominojnë ditët e mbetura deri në 31 gusht.

Juventus – Pas dështimit të bisedimeve me Athletic Bilbao për Llorenten, kampionët e Italisë në fuqi janë kërkuar të shohin Jovetic si qendërsulmuesin e tyre ideal. Fiorentina e vlerëson me 30 milionë euro dhe kjo kërkesë u duk e tepruar në fillim të merkatos, por sipas gazetave italiane, tashmë bardhezinjtë duket të gatshëm ta bëjnë këtë sakrificë të madhe ekonomike. Në rast se bisedimet do të dështojnë, alternativat rezervë për Juven mbeten Borriello dhe Cardozo i Benfikës.

Inter – 30-vjeçari Alberto Gilardino është shndërruar në një ide serioze në mendjen e drejtuesve të Interit, raportoi të hënën “La Gazzetta dello Sport”. Sipas saj, ish-milanisti shihet si një zëvendësues i mirë për Pazzinin, të ndërruar më parë gjatë javës me Cassanon. Zëra qarkullojnë edhe për Berbatov, të Manchester United. Ndërkohë, City është gjithmonë e më pranë Maicon, ashtu si QPR që duhet të përfundojë së shpejti blerjen e Julio Cesar.

Milan – Merkato zhgënjyese e Milanit pritet të marrë një goditje të re, sepse të paktën sipas asaj që raportojnë mediat italiane, blerja e Kakasë është bërë më e vështirë si rrjedhojë e disa vështirëve fiskale që e bëjnë të pamundur huazimin me të drejtë blerje pa pagesa të tjera. Në këto kushte, në aksin Milan-Real mund të bisedohet vetëm për Lassana Diarranë, mesfushorin të cilin madrilenët duan ta largojnë, por që pretendimet e tij të larta për pagë e kanë mbajtur larg kuqezinjve. Përfundoi gjatë ditës blerja e 18-vjeçarin Niang nga kampionati francez. Ish-lojtari i Caen, i konsideruar si një shpresë e madhe e të ardhmes, i kushtoi arkave të klubit milanez tre milionë euro, pasi oferta e huazimit ishte refuzuar për të më parë.

Napoli – Klubi napolitan "blindon" Edison Cavanin, i cili nënshkroi gjatë ditës rinovimin e kontratës, ku tashmë parashikohet një vlerë prej 55 milionë eurosh për largimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2012, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori