Serie A: Roma fiton derbin, Milani merr vendin e dytë
Pëlqej
Përfundijnë ndeshjet e javës së 10 të kampinatit Italian të futbollit. Lazio më në fund thyhet, dhe humbja ka ardhur pikërisht në derbi kundër Romës me rezultatin 2-0. Golat ka ardhur të dy në pjesën e dytë dhe të dy me penallti. Ka qënë Borriello ai që ka transformuar penalltinë e parë dhe Vucinic të dytën duke fituar 2-0. Milani ka arritur të fitojë jo pa vështirësi 3-2 në fushën e Barit ku golat I kanë shënuar Ambrosini, Flamini, Pato për Milanin dhe Kutuzov dhe Barreto për Barin. Juventus ka mposhtur Cesenën e Bogdanit 3-1 në Torino ku avantazhit të fillimit të Cesenës me anë të Gimenez I është përgjigjur Del Piero, Quagliarella dhe Iaquinta. Napoli fiton me 2 gola të Cavanit kundër Parmës ndërkohë që janë mbyllur në barazim ndeshjet midis Sampdorias dhe Catanias 0-0 dhe Udinese- Cagliari 1-1.(albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori