Ritmi i ndeshjeve të Superiores ishte një nga temat në emisionin “Pressing” në ABC.
Teksa po diskutohej në panel, trajneri i njohur, Sulejman
Starova, ndërhyri dhe kundërshtoi kolegët e tjerë.
“Nuk jam dakord në lidhje me ritmin”, tha fillimisht “Bobi”, i cili më pas bëri edhe një krahasim me ndeshje të kampionatit italian, që kanë një mungesë të theksuar
ritmi.
“Janë ca ndeshje në
Serie A që të zë
gjumi dhe është më mirë të shohësh Kastriotin me Apoloninë. Normalisht covidi ka bërë punën e vet dhe ndikimi shikohet kryesisht në 30 minutat e fundit”, tha
Starova.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 18:44