Një tjetër javë e tensionit të lartë në
Serie A. Juventusi kryesues nuk arriti as këtë fundjavë të thyejë tabunë Parma, ndërsa Inter u rikthye te fitorja teksa mposhti 2-0 në shtëpi Pescaran. Fiton edhe Napoli me Lazion, ndërsa Milani ndalet në barazim pa gola përballë Sampdorias.
Tjetër humbje për Fiorentinën e Vincenzo Montellas, e cila e ka nisur shumë keq vitin 2013, teksa ka rënë në sy forma e jashtëzakonshme e Antonio Di Natales, i cili vazhdon të shënojë rregullisht. Nëdrkohë ka kaluar pa gol fundjava për Stephan El
Shaarawy dhe
Edinson Cavanin.
Portali sportiv italian "Tuttomercatoweb" ka përzgjedhur Top 10 e javës së 20 duke u bazuar në atë çka ekipet dhe lojtarët kanë dhënë gjatë kësaj
fundjave dhe ku bien në sy prezenca e emrave jo shumë të mëdhenj por që kanë rezultuar deçizivë në arritjet e sukseseve. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013,
ora 09:39