Tifozët e Juventusit përzgjedhin 11-shen më të mirë të 8 viteve të fundit
Juventusi fitoi titullin e 8 radhazi në Serina A dukë dëshmuar se ata janë liderit e vërtetë dhe se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Megjithatë në një anketë të hapur për tifozët bardhezi, ku duhet të përzgjidhnin më të mirët që kanë luajtur me Juventusin gjatë këtyre 8 sezoneve, rezultati ka qenë disi befasues.

Trajner është preferuar Massimiliano Allegri, përpara Antonio Contes, kjo edhe për faktin se i pari ka fituar 5 nga 8 titujt radhazi, ndërsa skema që kanë votuar më shumë tifozë, ka qenë ajo 4-3-3.

Formacioni: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez. Trajner: Allegri






Shtuar më 23/04/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori