Sërish barazon United (VIDEO)
Skuadra e Manchester United nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë, si mysafire e Stoke Cityt.

Pas një harkimi nga këndi të Arnautovic, topi arriti te Peter Crouch, goditja e të cilët me kokë u dërgua në gol nga ana e Ryan Shawcross.

Por ishte Radamel Falcao që shfrytëzoi një rrëmujë para golit kundërshtar për ta barazuar rezultatin që në pjesën e parë.

Pavarëisht që United kishte posedimin e topit, me raste ishte më mirë skuadra e vendase e Stoke Cityt.

Skuadra e Van Gaal ka 37 pikë në pozitën e tretë, kurse Stoke është i dhjeti me 26 pikë.
Shtuar më 01/01/2015, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori