Sërish dhunë mes tifozërive në Itali, Salvini reagon ashpër
Nuk kanë të ndalur incidentet mes tifozërive në Itali, teksa incidenti i sotëm është regjistruar në një autogrill, në periferi të Firences.

Tifozëria e Bolognës, e cila ishte duke udhëtuar drejt Napolit, është përplasur me atë të Torinos, të cilët ishin duke udhëtuar drejt Romës për transfertën ndaj Lazios.

Ultrasët e Bolognës kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të atyre të Torinos, duke thyer një pjesë të mirë të xhamave, ndërsa grindja përfundoi shpejt, pasi ndërhyri policia.

Më pas autobusët e dy tifozërive u nisën drejt destinacioneve fillestare, por ai i tifozëve të Torinos, përdori kartonët në vend të xhamave.

Ndërkohë mjaft i ashpër ishte reagimi i Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, paralajmëroi dënime të ashpra për tifozët problematikë.

"Le të fillojmë t’i mbajmë në burg këta deficientë, të cilët nuk meritojnë të shkelin në stadiumet italiane. Një tifoz i vërtetë nuk hedh gurë dhe nuk përdor thika", shkroi Mateo Salvini. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori