Setien ka shkaktuar edhe më shumë kaos te Barcelona, katalanasit po shkojnë drejt dështimit
Katër vite pasi Barcelona kishte arritur të ndërtonte strategjinë me talentët, futbollin fantastik dhe filozofinë e thënies “Më shumë se një klub”, kanë ndryshuar.

Tani, gjërat janë më ndryshe te Blaugranasit me të rinjtë që nuk po kanë hapësira, taktikat janë të thjeshta që topi duhet të kalojë te Lionel Messi dhe kaosi është gjithkund.


Lojtarët tani publikisht po argumentojnë ashpër me hierarkinë e klubit, për strategjinë e transferimeve dhe me shkarkimet e trajnerëve.

Marca raporton se tani është në kaos në zhveshtoren e Barcelonës, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Celta Vigos në mbrëmjen e kaluar.

Luis Suarez thuhet se ka kritikuar sistemin e trajnerit Setien dhe të ndihmësit të tij, duke ndier se nuk mund të fitojnë trofe nën urdhrat e tyre.

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe në fillim të edicionit me Ernesto Valverden, duke shkuar deri ën shkarkimin e tij në fund të vitit, por problem kanë vazhduar edhe më pas.
Shtuar më 28/06/2020, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori