Setien nuk e le të qetë Barçën duke e paditur: Nuk më njoftuan as për të komunikuar shkarkimin
Quique
Setien çon në gjyq
Barcelonën. Ish-trajneri ka
paditur klubin blaugrana në lidhje me kontratën. Madje
Setien i ka befasuar të gjithë në lidhje me
shkarkimin duke nënvizuar se
Barcelona nuk ia komunikoi asnjëherë zyrtarisht largimin nga detyra. 62-vjeçari e drejtoi
Barcelonën për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar teksa mori vendin e Ernesto Valverdes ndërkohë që u pasua nga Ronald Koeman.
"
Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner", bëri me dije
Setien për "Cadena COPE".
Humbja 8-2 ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League vulosi
shkarkimin e
Setien nga stoli i Barcelonës, me këtë të fundit që e mbylli aventurën te Barça pa fituar asnjë trofe.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 12:19