Setien: Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë se ndeshja e nesërme mund të jetë e fundit për mua
Quique Setien vazhdon të pyetet për të ardhmen e tij.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, thuhet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit qysh pas ndeshjes kundër Napoli.

I pyetur nëse mendon se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit, Setien ka dhënë përgjigje të qartë.

"Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë se ndeshja e nesërme mund të jetë e fundit për mua", ka thënë Setien.

"Ne jemi përgatitur për ndeshjen duke menduar se do të vazhdojmë", ka shtuar trajneri.

Në rast dështimi kundër Napoli, gjasat janë maksimale që Setien të pushohet nga puna e trajnerit të Barcelonës.
Shtuar më 07/08/2020, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori