Setien pas fitores ndaj Mallorca: Jam i kënaqur, sidomos me lojën e Suarez
Kthim i mirë për Barcelonën në fushën e lojës, të cilët mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Mallorcas në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Pas ndeshjes, trajneri i katalanasve, Quique Setien në një prononcim për mediat u shfaq tejet i lumtur me fitoren dhe me lojën e zhvilluar nga futbollistwt e tij.

Trajneri i Barcelonës ka komentuar në veçanti edhe rikthimin e Luis Suarez, i cili bëri një lojë mjaft të mirë.

"Ndjenja është e mirë. Ka gjithmonë gjëra që dëshiron të përmirësosh, por unë jam i kënaqur me lojën që kemi bërë", ka thënë Setien.

"Gjithçka që ai (Suarez) ka bërë, e ka bërë mirë. Ai ka kualitet", shtoi trajneri i Barcës.

"Sigurisht që do të përmirësohet, por ishte spektakolar", ishin fjalët e Quique.

Luis Suarez asistoi në golin e katërt të Barcelonës, të cilin e realizoi Lionel Messi.
Shtuar më 14/06/2020, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori