Sevila "bie" në Bilbao
La Liga
Shumica e ndeshjeve të javës 27 të kampionatit spanjoll janë zhvilluar të dielën, ku kryesisht janë arritur rezultate të pritura. Osasuna ka arritur të kthehet me gjah të plotë nga Malaga, duke shënuar fitore 1:0, me golin e shënuar nga Serhio në minutën 90.

Mjaft interesant ishte edhe në terrenin e Herkulesit, i cili erdhi në epërsi kundër Almerias, kurse mysafirët shënuan në minutat 69 dhe 72 përmes Feguli dhe M’Bami, duke siguruar fitore të rëndësishme në luftën për ekzistencë.

Sevilla në derbin e vetëm të ditës ka pësuar humbje 2:0 në Bilbao, ku triumfin e Atletico e paralajmëroi autogoli i Facio në minutën 66.

Vendësit konfirmuan fitoren në minutën 88 me anë të golit të Iraola, të shënuar nga penalltia.

Rezultatet:

Levante 1 : 0 Espanyol
Hercules 1 : 2 Almeria
Malaga 0 : 1 Osasuna
Sporting Gijon 2 : 0 Getafe
Athletic 2 : 0 Sevilla
Racing Santander 1 : 3 Real Madrid
Shtuar më 06/03/2011, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori