Sevilla i jep leksion Barcelonës në Kupën e Mbretit (VIDEO)
Pëlqej
Sevilla ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Barcelonës me rezultatin 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerek-finale të Kupës së Mbretit.

Në këtë ndeshje nuk ishte fare i ftuar Lionel Messi, mirëpo nga minuta e parë e nisi Kevin Prince Boateng, i cili erdhi në Barcelonë nga Sassuolo.

Pablo Sarabia shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 58’, kurse për rezultatin 2-0 u kujdes Wissam Ben Yedder, i cili shënoiminutën e 76’.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Camp Nou” më 31 janar. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori