Sevilla është vënë nën presion nga
West Ham për Youssef El-Nesyri. Ky i fundit vijon të impresionojë si protagonist këtë sezon me skuadrën me 12 gola në 25 ndeshje dhe për
West Ham shihet si pasuesi ideal i Sebastian Haller.
Drejtori sportiv, Monchi po bën rezistencë dhe mësohet të ketë rikthyer mbrapsht një ofertë prej 25 milionë
euro nga klubi anglez, të cilëve ua ka bërë të qartë që sulmuesi nuk lëviz për më pak se 50 milionë
euro.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 12:34