Sevilla kryeson garën për super sulmuesin e Liverpoolit
Pëlqej
Sulmuesi anglez Daniel Sturridge me shumë gjasa do të bashkohet me Sevillan, sugjerojnë raportet italiane, pasi spanjollët mund të garantojnë një lëvizje të përhershme për sulmuesin e Liverpoolit.

Ai është duke kërkuar një transferim në këtë merkato dimërore për të siguruar minutazhin e rregullt të lojës përpara pjesëmarrjes së Anglisë në Kupën e Botës 2018.

Sturridge iu ofrua Interit, të cilët janë të përgatitur vetëm të nënshkruajnë në huazim me një opsion për të blerë në fund të sezonit.

Sipas Mediaset Premium, Sevilla e dëshiron edhe një tjetër sulmues në këtë merkato, dhe po mendon për ish-sulmuesin e Chelseat.

Liverpool dëshiron 30 milionë paundë nga shitja e Sturridge. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori