Real Madridi, në mungesë të Cristiano Ronaldos ka pësuar humbje nga Sevilla, në ndeshjen e zhvilluar në Roman Sanchez Pizjuan, me rezultat 2-1. Një fitore plotësisht e merituar e andaluzianëve të Sevillas. Sevilla filloi me gol e para duke kaluar në epërsi me anë të Jesus Navas në minutën e 33-të.
Në minutën e 49-të, Mbretërit arritën ta barazojnë rezultatin.
Renato ishte heroi i Sevillas në mbrëmjen e sotme, pasi që shënoi golin e dytë dhe të fitores (66’), për t’ia shkaktuar Realit humbjen e parë të sezonit.
Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona qëndron në krye të tabelës me tri pikë diferencë nga Real Madridi dhe Sevilla që tashmë kanë pikë të barabarta.