Skuadra e Sevillas po kalon një moment shumë të mirë në kampionain spanjoll falë edhe kontributit dhe formës së jashtëzakonshme që po tregon ylli i skuadrës, Andre
Silva.
Sezonin e kaluar
Silva ishte në një krize të madhe golash te
skuadra e
Milanit, porn ë këtë sezon ka shkëlqyer me andaluzianët pasi numëron 7 gola në po kaq takime. Spanjollët kanë paguar në arkat e
Milanit tre milionë euro për huazimin dhe 35 të tjera
nëse binden nga performancat e portugezit.
Sevilla ka në plan që ta paguajë kartonin e lojtarit me këste por tashmë mbetet të shihet vendimi i drejtuesve të klubit Italian. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018,
ora 13:03