Sevilla blindon Julen Lopeteguin. Ecuria e mirë me ish-trajnerin e Spanjës në stol i cili sezonin e kaluar i udhëhoqi andaluzianët drejt fitimit të Europa
League kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin trajnerit të tyre.
Edhe ky sezon ka nisur mirë për djemtë e Lopeteguit, të cilët renditen në vend të pestë në kampionat dhe kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions
League, aty ku do të përballen me Dortmund për një biletë në çerekfinale.
Akordi është bërë zyrtar, Lopetegui ka firmosur dhe do të qëndrojë në stolin e
Sevilla deri në verën e vitit 2024, me trajnerin që është shfaqur shumë i lumtur pas hedhjes së firmës mbi kontratë..
Shtuar më 11/01/2021,
ora 09:06