Sezon i ri, uniforma të reja, kjo është risia e Tiranës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme nis kompionati i 80-të kombëtar i futbollit, ku priten të rikthehen emocionet e magjisë së futbollit në vend.

Klubi i Tiranës ka menduar të bëjë disa ndryshime për sa i përket sezonit të ri.

Bëhet fjalë për fanellat e këtij klubi të cilat kanë ndryshuar dhe klubi nuk ka hezituar që ti bëjë publike.

Fanella e parë mbetet me ngjyrat tradicionale, bardhë e blu, por me disa ndryshime të vogla (shiritat që ndërpriten në pjesën e kraharorit), që e bëjnë disi më të veçantë.

Uniforma e re do të debutojë në sfidën e shtëpisë me Kamzën, në javën e parë të Superiores. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori