Sezoni fantastik i talentit të United, Greenwood merr vlerësimin e radhës
Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është një talent i madh. 18-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon dhe jo vetëm që ka fituar një vend titullari, por ka qenë shpeshherë vendimtar.

Bomberi i “Djajve të Kuq”, autor i 16 golave mes kampionatit, FA Cup dhe Europa League, ka marrë elozhe të shumta, ndërsa sot, ka marrë një tjetër vlerësim.

Greenwood është votuar si lojtari më i mirë i muajit te Manchester United. Çmim individual mëse i merituar për djaloshin anglez, i cili ka një të ardhme të madhe përpara.
Shtuar më 02/08/2020, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori