Sfida e basketbollit kthehet në ring boksi, "lumë" grushtash mes protagonistëve (VIDEO)
Fundi i një ndeshje basketbolli në shkollën e mesme në Phoenix u kthye në një ring të vërtetë boksi.

Gjithçka nisi në sfidën mes Skyline dhe Cesar Chavez, e fituar nga vendasit me rezultatin 63-57. Në fundin e takimit, lojtarët shkuan të përgëzonin njëri-tjetrin për paraqitjen në parket, por të njëjtin mendim nuk kishte njëri prej tyre.

Një student nga Chavez goditi papritur një kundërshtar me grup, duke "shpërthyer" më pas në një kaos total. Përleshja fizike mes lojtarëve u përshkallëzua me shpejtësi në një sherr masiv, që përfshiu lojtarët e dy skuadrave, stafin dhe spektatorët, disa prej të cilëve u munduan të shuajnë konfliktin.

Policia u thirr në vendngjarje për të qetësuar lojtarët e inatosur, por sipas njoftimeve lokale, asnjë nuk u shoqërua në komisariat.

"Ishte një skenë e tmerrshme. Ishte një skenë e vërtetë e trishtë pas një loje vërtet të mirë," tha trajneri i Skyline, James Capriotti.

Si rezultat i përleshjes, Shkolla e Mesme, Cesar Chavez mori një pezullim prej 3 ndeshjeve, si dhe përjashtim të lojtarëve të përfshirë.
Shtuar më 05/12/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori