Sfida e parë 2-1, Reali është eleminuar vetëm 2 herë
Liga e kampionëve
Reali i Madridit është eliminuar dy herë në shtatë takime përgjatë historisë së tij në Ligën e Kampioneve. Ekipet që i kanë mposhtur spanjollët janë Ajax dhe Roma. Pesë herë të tjera kanë qemë spanjollët ata që kanë triumfuar.

Precedenti i parë ndodhi në sezonin 1965-1966 në shtëpinë e Feynord, në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Evropës. Pas humbjes 2- 1 në Hollandë, madrilenët përmbysin 5-0 në "Santiago Bernabeu". Atë sezon "Galaktikët" fituan titullin e gjashtë në Evropë.

Pas 8 viteve në 1972-73 ata u përballën me rumunët e Arges Pitestit, të cilët i përmbysën më pas në shtëpi 3-1. Në gjysmëfinale, Ajax-i i mund “galaktikët” me rezultatin 2-1, ndërsa fitojnë edhe në Madrid 0-1. Hollandezët fituan edhe Champions- in për të dytën herë radhazi.

Në sezonin 1979-1980 u përballën me Porton në fazën e 1/8-ve. Pas humbjes në shtëpi, spanjollët fituan 0-1 në Portugali. Dy vite më pas, Reali u ndesh me hungarezët e Tatanbajas. Pas humbjes 2-1, ata fituan 1-0 në shtëpi.

Dhe precedenti i fundit është pikërisht ndaj Bayern Munchen. Reali humbi 2-1, por më pas fitoi 2-0 me gola të Helguera dhe Guti. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori